Telegrafi

Milani mund të mbetet pa yllin e ri, dy gjigantët evropianë po e ndjekin Rafael Leaon

Rafael Leao . (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)

Rafael Leao mund të largohet nga Milani vetëm pas një sezoni të kaluar në Serie A.

Sulmuesi portugez ka bërë një sezon shumë mirë me fanellën e Rossonerëve dhe ka zgjuar interesimin e dy skuadrave të mëdha.

Mediat italiane kanë raportuar se dy gjigantët evropianë, Real Madrid dhe Juventus janë në ndjekje të Leaos.

21-vjeçari ka shënuar gjashtë gola dhe ka bërë tre asistime në 33 ndeshjet zyrtare që ka luajtur këtë edicion.

Rafael Leao. (Photo by Paolo Rattini/Getty Images)

La Gazzetta dello Sport ka raportuar se dy klubet e mëdha janë duke përcjellë Leaon dhe synojnë transferimin e tij.

Milani shpenzoi verën e kaluar 23 milionë euro për portugezin dhe duket e vështirë se do ta lejojnë largimin e tij.

Gjithsesi Rossonerët janë gati ta huazojnë Leaon për një edicion në mënyrë që ai të përfitojë më shumë përvojë në Serie A.

Fiorentina,Genoa dhe Parma janë tri skuadrat që duan huazimin e lojtarit për një edicion.

Edhe përkundër interesimit të Real Madridit dhe Juventusit, Milani është i vendosur që mos ta shes përfundimisht reprezentuesin portugez. /Telegrafi/