Site icon Telegrafi

Milani mposht Interin në derbi dhe kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës (Video)

MILAN, ITALY - DECEMBER 27: Patrick Cutrone of AC Milan (C) celebrates with his team-mates after scoring the opening goal during the TIM Cup match between AC Milan and FC Internazionale at Stadio Giuseppe Meazza on December 27, 2017 in Milan, Italy. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

Milani e ka eliminuar Interin nga Kupa e Italisë duke triumfuar në përballjen çerekfinale me një gol të shënuar në vazhdime.  

Giacomo Bonaventura pati një prej rasteve të mira në gjysmën e parë, por Samir Handanovic intervenoi për mrekulli.

(Foto: Getty Images)

Zikaltrit arritën të shënonin me anë të Ivan Perisic, mirëpo goli u anulua pasi gjyqtari kërkoi ndihmën e VAR.

Suso nga njëra anë dhe Icardi nga ana tjetër patën rastet e tyre, sidoqoftë skuadrat shkuan në pushim me rezultatin e fillimit të ndeshjes.

Pas një ore lojë, Joao Mario pati një rast shumë të mirë, mirëpo Antonio Donnarumma ia mohoi golin.

(Foto: Getty Images)

Në vazhdim, Suso dhe Bonaventura patën mundësi shënimi për Rossonerët, por nuk i shfrytëzuan rastet e tyre.

Suso rrezikoi sërish me një goditje, me ç’rast topi u përplas për shtyllën transversale.

(Foto: Getty Images)

Deri në mbyllje të kohës së rregullt nuk pati gola, ashtu që ndeshja shkoi në vazhdime për ta caktuar fituesin.

Më në fund erdhi goli, edhe atë në pjesën e parë të vazhdimeve. Suso dhuroi një asistim shumë të bukur në zonë dhe 19-vjeçari Patrick Cutrone doli në shans dhe shënoi (104′).

(Foto: Getty Images)

Me golin e talentit italian edhe u vendos Derby della Madonnina në kuadër të Coppa Italia.

Milani në gjysmëfinale të Kupës së Italisë do të luajë kundër Lazios që eliminoi Fiorentinan. /Telegrafi/

Exit mobile version