Telegrafi

Milani mendon për mesfushorin turk Ozyakup

Skuadra italiane Milan ka blerë shumë futbollistë gjatë afatit kalimtar të verës.

Por klubi kuq e zi nuk ka arritur të jetë në mesin e pretendentëve për titullin e kampionit në Serie A.

‘Rossonerët’ kanë ngecur dhe do të kenë problem të kapin edhe një pozitë që i dërgon në Ligën e Kampionëve.

Kësisoj drejtuesit e Milanit po mendojnë të përforcohen gjatë afatit kalimtar të janarit.

Emri i parë për repartin e mesfushës është ai i mesfushorit turk të Besitkasit, Oguzhan Ozyakup.

25-vjeçari sipas Sky Sports është i interesuar të largohet nga klubi turk për të bërë karrierë në Evropë.

Ish-anëtari i Arsenalit mund t’i bashkohet Milanit nëse ‘Rossonerët’ paguajnë rreth 18 milionë euro.

Gjithsesi në garë për lojtarin janë edhe dy skuadrat e njohura angleze, Everton dhe West Ham United. /Telegrafi/