Telegrafi

Milani mbetet në garë për Renato Sanches, i cili është i frustruar nga vonesa e PSG-së

(Foto: Instagram/renatosanches18)

Milani thuhet se nuk ka hequr dorë akoma nga Renato Sanches, pasi lojtari i Lille është i frustruar nga vonesat e Paris Saint-Germainit dhe mund ta rikthejë interesimin kah kampioni i Serie A.

Saga e transferimit kishte vazhduar me muaj dhe futbollisti ishte pranë kalimit në San Siro, mirëpo ndërhyrja e kampionit të Ligue 1 ndryshoi gjithçka.

Megjithatë, tashmë kanë kaluar disa javë dhe nuk ka marrëveshje ndërmjet dy kluibeve franceze lidhur me transferimin në kryeqytet.

Lexo po ashtu Milani humbet garën, PSG afër nënshkrimit me Renato Sanches

Sipas Sky Sport Italia dhe Calciomercato.com, portugezi është i frustruar për mungesën e progresit dhe agjenti Jorge Mendes ka kontaktuar drejtpërdrejt me Milanin të hënën.

Arritja e marrëveshjes nuk do të ishte e vështirë, meqenëse LOSC e kishte pranuare ofertën e Rossonerëve prej afro 15 milionë eurosh duke i përfshirë bonuset – që është më e lartë se ajo e PSG-së prej 10 milionë eurosh.

Lexo po ashtu Afati kalimtar veror 2022

Problemi i vetëm ishte se Renato i rriti kërkesat për pagë pas shfaqjes së interesimit nga Parisi, prandaj Milani u tërhoq. /Telegrafi/