Milani ka kthyer vëmendjen te opsionet e tjera, si Arkadiusz Milik, Dusan Vlahovic dhe Gianluca Scamacca, pasi Olivier Giroud vazhdoi kontratën me Chelsean.
Rossonerët ishin në negociata të përparuara me Giroud për një kontratë dy-vjeçare, por në fund sulmuesi francez rinovoi kontratën me Blutë.
Sipas mediumit La Gazzetta dello Sport, Milani nuk e ka ndërmend të qëndroj duarkryq pas dështimit të Giroud dhe do të kërkojë emra tjerë për t’u përforcuar.
Opsionet e tjera të përmendura nga gazeta italiane përfshijnë tre emra interesant, të cilët e njohin mirë kampionatin italian, Serie A.
Ish-sulmuesi i Napolit, Milik, i cili aktualisht luan te Marseille është emri i parë në listë, por gjithashtu ka qenë i lidhur edhe me Juventusin dhe Romën.
Ideali do të ishte Vlahovic, por Fiorentina dëshiron të paktën 50 milionë euro për 21-vjeçarin serb i cili shënoi 21 gola në Serie A këtë sezon.
Një tjetër kandidat i ri dhe i shtrenjtë është Scamacca, në pronësi të Sassuolos, por aktualisht i huazuar në Genoa.
Edhe transferimi i Scamaccas do të ishte një çështje e kushtueshme, por do t’i siguronte Milanit një lojtar të ri që ka vlerë në rast të shitjes së mëvonshme. /Telegrafi/