Telegrafi

Milani konsideron transferimin e Cucurellas

Talenti i madh spanjoll, Marc Cucurella ka përfunduar në radarin e gjigantit italian, Milanit.

Cucurella është momentalisht i huazuar te Eibari nga Barcelona, ku po zhvillon një super sezon.

20-vjeçari luan të gjitha pozitat në krahun të majtë dhe ka zhvilluar 22 ndeshje këtë sezon duke shënuar një gol dhe dy asistime.

Lexo po ashtu Spanja do të vazhdojë ta thotë fjalën kryesore në Evropë - Top 15 talentët më të mëdhenj nga ky vend

Paraqitjet e tij të mira kanë bërë që shumë klube evropiane të hedhin sytë nga ai për ta transferuar në verë.

Një nga klubet më të interesuara për të është Milani, që e do talentin fillimisht si huazim nga Barcelona.

 

Cucurella gjatë ndeshjes ndaj Real Madridit (Foto: Juan Manuel Serrano Arce/Getty Images/Guliver)

Në rast se nuk mund të marr në huazim, Milani është gati të paguajë edhe 10 milionë për shërbimet  e tij.

Cucurella është edhe një reprezentues i rregull i moshave të kombëtares së Spanjës, ndër pret ftesë edhe nga ekipi i parë. /Telegrafi/