Talenti i madh spanjoll, Marc Cucurella ka përfunduar në radarin e gjigantit italian, Milanit.
Cucurella është momentalisht i huazuar te Eibari nga Barcelona, ku po zhvillon një super sezon.
20-vjeçari luan të gjitha pozitat në krahun të majtë dhe ka zhvilluar 22 ndeshje këtë sezon duke shënuar një gol dhe dy asistime.
Paraqitjet e tij të mira kanë bërë që shumë klube evropiane të hedhin sytë nga ai për ta transferuar në verë.
Një nga klubet më të interesuara për të është Milani, që e do talentin fillimisht si huazim nga Barcelona.
Në rast se nuk mund të marr në huazim, Milani është gati të paguajë edhe 10 milionë për shërbimet e tij.
Cucurella është edhe një reprezentues i rregull i moshave të kombëtares së Spanjës, ndër pret ftesë edhe nga ekipi i parë. /Telegrafi/