Milani po konsideron një lëvizje gjatë afatit kalimtar të janarit për mbrojtësin e Manchester Unitedit, Eric Bailly.
Rossonerët kanë humbur Mattia Caldaran pas një dëmtimi të muskujve dhe ai mund të mos kthehet deri në fillim të muajit shkurt.
Kjo ka bërë që klubi Rossoner të lidhet me një numër të qendërmbrojtësve, përfshirë Rodrigo Caion dhe Thiago Silvan.
Sipas asaj që raporton tani ESPN FC, klubi i madh italian gjithashtu janë të interesuar në mbrojtësin e Unitedit, Bailly.
Megjithatë, transferimi i tij do të varet nga çmimi që Unitedi do të kërkojë për shërbimet e tij.
Qendërmbrojtësi nga Bregu i Fildishtë është kritikuar publikisht nga menaxheri Jose Mourinho këtë sezon dhe bisedimet mbi një kontratë të re nuk kanë filluar ende.
Bailly thuhet se është i lumtur në Old Trafford, por shqetësohet se ka humbur besimin e Mourinhos, raporton faqja e internetit.
Shitja e tij jashtë Ligës Premier do të rriste fonde për një qendërmbrojtës të ri, që do të kërkonte Mourinho dhe kjo do të siguronte që një rival nuk po forcohet. /Telegrafi/