Site icon Telegrafi

Milani i konkurron Arsenalit për Jerome Boateng

(Foto: Instagram/jeromeboateng)

Milani do të përpiqet të arrijë marrëveshje me Jerome Boatengun gjatë muajit janar.

Qendërmbrojtësi pritet të largohet nga Bayern Munichu, pasi klubi gjerman ka vendosur të mos ia vazhdojë kontratën.

32-vjeçari është i lidhur me Allianz Arena deri në fund të sezonit aktual, që do të thotë se në janar mund të negociojë me klubet e interesuara për t’u larguar si futbollist i lirë gjatë verës.

(Foto: Instagram/jeromeboateng)

Arsenali është klubi që është përmendur si destinacion i mundshëm i lojtarit që e përfaqëson Gjermaninë.

Megjithatë, Milan Live raporton se Rossonerët janë përfshirë në garë, pasi synojnë përforcimin e fazës defensive. /Telegrafi/

Exit mobile version