Telegrafi

Milani kërkon mbrojtës te City, Unitedi dhe Chelsea

(Foto: Instagram/ericbailly24)

Meqë Lille nuk e ka në plan që ta shesë Sven Botmanin në janar, Milani është duke planifikuar huazime për Nathan Ake, Eric Bailly apo Malang Sarr.

Klubi italian është në kërkim të një zëvendësuesi të Simon Kjaer, i cili nuk do të luajë më gjatë këtij sezoni pas lëndimit të gjurit.

Botman është shënjestra kryesore e Rossonerëve, mirëpo shefi i Lille, Ricky Massara, ka thënë për se klubi francez nuk dëshiron ta shesë qendërmbrojtësin në afatin dimëror.

Sipas Sky Sport Italia, Milani tash ka hedhur vëmendjen te futbollistët që luajnë në Ligën Premier, gjegjësisht te Manchester City (Nathan Ake), Manchester United (Eric Bailly ) dhe Chelsea (Malang Sarr).

Të tre futbollistët kanë probleme me minutazhin e lojës te klubet e tyre, ashtu që Rossonerët duan ta transferojnë njërin prej tyre. /Telegrafi/