Milanit i duhet një zëvendësim për të lënduarin, Riccardo Montolivo, me opsionet e mundshme që përfshijnë Milan Badelj, Leandro Paredes, Cesc Fabregas dhe Youri Tielemans.
Mesfushori i Malit pati një fat të tmerrshëm me fanellën e kombëtares së tij, pasi lëndoi ligamentet e gjurit gjatë barazimit 1-1 me Spanjën dhe pas operacionit ai pritet të jetë jashtë aksionit për rreth gjashtë muaj.
Prandaj, te gjiganti italian po kërkojnë një zëvendësim në afatin kalimtar të janarit dhe deri atëherë duhet të ketë fonde të freskëta nga kryesia e re e klubit në krye me kinezët.
Kandidatët kryesor për të zëvendësuar Monolivon shihen mesfushori kroat i Fiorentinës, Milan Badelj, Leoandro Paredes i Romës dhe spanjolli që po ngroh bankën te Chelsea, Cesc Fabregas.
Megjithatë, sipas Corriere dello Sport, listës iu është shtuar edhe një tjetër emër intrigues, ai i talentit të Anderlecht, 19-vjeçarit Youri Tielemans, i cili ka sy për gol, duke shënuar pesë herë dhe duke bërë dy asistime në 13 ndeshje këtë sezon. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=qrofQDfqLbg