Telegrafi

Milani ka një kërkesë për Real Madridin

Politika e Milanit për transferimin e lojtarëve me pak para pritet të vazhdoi edhe këtë vit.

Skuadra e famshme italiane po tenton t’i ulë shpenzimet duke marrë lojtarë si huazim me të drejtë blerje.

Kështu Milani i ka bërë një kërkesë Real Madridit për yllin kroat, Mateo Kovacic, pasi po e dëshirojnë si huazim.

‘Rossonerët’, po synojnë të ofrojnë tre milionë euro për huazimin e lojtarit dhe 15 të tjera për ta blerë përfundimisht në verën e vitit 2017.

Kovacic iu bashkua Real Madridit nga Interi por ka dështuar të tregojë aftësitë e tij në La Liga.

Klubi mbretëror ende nuk i ka kthyer përgjigje Milanit, por një gjë duket e sigurt që kroati do të largohet nga ‘Santiago Bernabeu’. /Telegrafi/