Telegrafi

Milani ka dy sulmues në listë për të ardhmen

Afati kalimtar i verës për transferimin e futbollistëve ka përfunduar, por skuadrat e mëdha qysh tani po bëjnë plane për afatin dimëror.

Kampioni në fuqi i Italisë, Milan synon të nënshkruajë edhe me një sulmues për të ardhmen, pasi Zlatan Ibrahimovic dhe Olivier Giroud tanimë janë në moshë të shtyrë.

Rossonerët duan të vazhdojnë të fitojnë trofe në Itali dhe të bëhen konkurrues edhe në Evropë dhe për këtë duan të përforcojnë skuadrën.

Milan ka dy emra të rinj në listën e dëshirave për repartin ofensivë dhe ata janë Noah Okafor dhe Jonathan David.

CalcioMercato ka raportuar se Milani po i sheh lojtarët në fjalë si zëvendësues të Divock Origit i cili nuk ka arritur të ambientohet me futbollin italian.

Si Okafor ashtu edhe David janë nga 22 vjeç dhe shihen si shumë perspektivë për të ardhmen.

Megjithatë më i arritshëm duket sulmuesi i Salzburg pasi vlera e tij sillet rreth 25 milionë euro se sa David i Lille që ka një vlerë prej 60 milionë. /Telegrafi/