Telegrafi

Milani interesohet për transferimin e Loftus-Cheek

Milani është në kërkim të një mesfushori dhe tanimë ka gjetur atë.

Rossonerët janë duke kërkuar transferimin  mesfushorit anglez të Chelseat, Ruben Loftus-Cheek.

26-vjeçari këtë sezon po luan më shumë te Chelsea, por ai vazhdon të mbetet vetëm një alternativë për londinezët.

Milani është duke u interesuar për transferimin e anglezit dhe do të tentojnë afrimin e tij gjatë afatit kalimtar të janarit.

Calciomercato ka raportuar se kampioni në fuqi i Italisë synon huazimin e Loftus-Cheek në janar me të drejtë blerje në fund të sezonit.

Anglezit mund t’i pëlqejë ideja për të luajtur në Serie A dhe ai ende nuk ka vazhduar kontratën me Chelsean e cila i skadon në verën e vitit 2024.

Gjithsesi londinezët e konsiderojnë futbollist të rëndësishëm, por mbetet të shihet nëse Milani do t’ia arrijë ta marrë anglezin në San Siro. /Telegrafi/