Site icon Telegrafi

Milani intensifikon bisedimet për Belottin

Milani është vënë me të gjitha forcat pas italianit Andre Belotti, për të cilin ka bërë edhe ofertë, por skuadra e Torinos dëshiron që Rossonerët ta ngritin ofertën e tyre për sulmuesin.

Sulmuesi italian mungoi në fushatën e reklamimeve të sotme për fanellat e Torinos për sezonin 2017-18, duke sugjeruar se e ardhmja e tij në klub është shumë në dyshim.

Lexo po ashtu Fotografia që dëshmon më së miri se largimi i Belottit nga Torino ka ndodhur? (Foto)

Chelsea duket të jetë më shumë e fokusuar ndaj sulmuesit të Borussia Dortmundit, Pierre-Emerick Aubameyang, ndërsa sot Sky Sport Italia pretendon se Belotti i ka dhënë dritën jeshile rrugës së tij për një lëvizje në Milano.

23-vjeçari italian nuk e ka maskuar kurrë faktin se ai është një mbështetës i përjetshëm i Rossonerëve.

Lexo po ashtu Zola i thotë Abramovichit: Belotti më i mirë se Moratta

Megjithatë, të njëjtat burime thonë se Torino kërkon 80 milionë euro të gatshme plus Gabriel Paletta dhe M’Baye Niang.

Deri më tani, oferta në tavolinë nga Milani është 40 milionë euro plus këta dy lojtarë.

Belotti ka një klauzolë lirimi prej 100 milionë eurove në kontratën e tij, por kjo është e vlefshme vetëm për klubet jashtë Italisë.

Në sezonin e kaluar, Il Gallo apo ‘Gjeli’ shënoi 28 gola dhe bëri me tetë asistime në 38 ndeshje për Torino, në Serie A dhe Kupën e Italisë. /Telegrafi/

Exit mobile version