Telegrafi

Milani insiston për transferimin e Ruben Loftus-Cheek

Ruben Loftus-Cheek vazhdon të ketë të ardhmen e tij të paqartë, nëse do të mbetet në Londër apo do të largohet në verë.

Mesfushori anglez prej kohësh është në radarin e Milanit me gjigantin italian që po insiston në transferimin e tij.

Chelsea pritet të bëj ndryshime të mëdha në afatin kalimtar veror dhe Loftus-Cheek është në listën e lojtarëve që do të largohen në verë.

E ardhmja e mesfushorit anglez pritet të jetë në Serie A me Milanin që po kërkon me çdo kusht transferimin e tij në San Siro.

Rossonerët janë të gatshëm të shpenzojnë deri në 20 milionë euro për yllin anglez, por kjo shumë po konsiderohet e ulët nga Chelsea.

Lexo po ashtu Lista me 12 lojtarët e Chelseat që do të largohen në verë

The Blues synojnë që nga shitja e Loftus-Cheek të fitojnë mbi 30 milionë euro dhe për lojtarin nuk mungon interesimi nga disa skuadra angleze.

27-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 28 ndeshje në të gjitha garat ku nuk ka gol të shënuar, por ka vetëm një asistim. /Telegrafi/