Milani ka arritur ta bëj shitjen më të madhe në histori të klubit.
Rossonerët shitën Sandro Tonalin te Newcastle United për 70 milionë euro, plus 10 të tjera bonuse.
Gjiganti italian tani ka filluar të mendojë për zëvendësuesin e italianit dhe është rikthyer te një objektiv i vjetër, që është portugezi Florentino.
23-vjeçari ka pasur një sezon mjaftë të mirë te Benfica, duke zhvilluar 54 ndeshje zyrtare ku ka kontribuar me tre asistime.
Mesfushori defensivë është pëlqyer edhe më parë nga Milani dhe Rossonerët janë tani të gatshëm për transferimin e tij, kur paratë nuk mungojnë.
Benfica është e gatshme ta lejoj largimin e yllit të mesfushës, por po synon të fitoj së paku 30 milionë euro.
Nga ana tjetër gjiganti italian është duke tentuar që ta ulë këtë çmim në 25 milionë dhe ta transferojë portugezin në San Siro. /Telegrafi/