Milani thuhet se është i gatshëm që të shesë Davide Calabrian me të përfunduar ky edicion.
Rossonerët nuk janë të kënaqur me formën e mbrojtësit dhe duan të largojnë atë në afatin e ardhshëm.
Sipas asaj që raporton Calciomercato, Fiorentina dhe Bologna kanë shprehur interesim për transferimin e tij.
Pasi po e projekton shitjen e tij, Milani ka filluar të kërkojë për një zëvendësues, derisa e ka gjetur një te PSV Eindhoven.
Denzel Dumfires ka kapur syrin e zbuluesve të lojtarëve te Rossonerët, e që në këtë verë do të tentojnë t’i marrin shërbimet e tij.
Mësohet se skuadra holandeze kërkon 20 milionë euro për kartonin e mbrojtësit të djathtë, shumë kjo jo e lartë për Milanin. /Telegrafi/