Milani thuhet se është i gatshëm të shesë spanjollin Suso pas kërkesave të tij për të pasur rrogë prej gjashtë milion eurosh në sezon.
Agjenti i sulmuesit anësor Suso, Alessandro Lucci, u takua të enjten me drejtuesit e Milanit, për të diskutuar të ardhmen e spanjollit.
Sipas mediumit italian Calciomercato.com, kuqezinjtë janë të gatshëm ta shesin atë për 25-30 milionë euro pasi mësuan se spanjolli kërkoi që paga e tij të dyfishohet.
25-vjeçari shënoi tetë gola dhe siguroi nëntë asistime në 41 paraqitje sezonin e kaluar, por shkoi tre muaj pa kontribuuar në asnjë gol.
Suso ende ka tre vjet të mbetura në kontratën e tij dhe ka një klauzolë lirimi prej 38 milionë eurosh, por sipas mediave italiane shanset që një klub të ofrojë një shumë të tillë janë të ulëta.
Atletico Madridi duket se është destinacioni i tij i mundshëm nëse ai largohet nga Milani, ndërsa Tottenham Hotspur ka qenë i lidhur më parë.
Milani, nga ana e tyre, duhet të mbledhë fonde përpara 30 qershorit për t’i treguar UEFA-s se ata po përpiqen të balancojnë librat e tyre financiar. /Telegrafi/