Telegrafi

Milani është optimist në transferimin e Todibos

Milani thuhet se është optimist në transferimin e Jean-Clari Todibos nga Bracelona.

Skuadra italiane po tenton transferimin e mbrojtësit të talentuar francez në afatin kalimtar të janarit.

Sipas asaj që raporton La Gazzetta dello Sport, Blaugranasit janë të interesuar vetëm që të lënë Todibon në formë huazimi.

19-vjeçari nuk po ka shumë hapësirë te skuadra katalunase, kështu që Rossonerët i duan shërbimet e tij qysh në muajin e ardhshëm.

Lexo po ashtu Pas transferimit të Ibrahimovicit, Milani planifikon edhe dy transferime në janar

Milani mund të paguajë pesë milionë për huazimin e tij, por që kërkojnë të drejtën për ta blerë atë në fund të sezonit.

Barcelona pagoi një milion euro për t’i marrë shërbimet e tij nga Toulouse në verën e këtij viti. /Telegrafi/