Milani thuhet se është optimist në transferimin e Jean-Clari Todibos nga Bracelona.
Skuadra italiane po tenton transferimin e mbrojtësit të talentuar francez në afatin kalimtar të janarit.
Sipas asaj që raporton La Gazzetta dello Sport, Blaugranasit janë të interesuar vetëm që të lënë Todibon në formë huazimi.
19-vjeçari nuk po ka shumë hapësirë te skuadra katalunase, kështu që Rossonerët i duan shërbimet e tij qysh në muajin e ardhshëm.
Milani mund të paguajë pesë milionë për huazimin e tij, por që kërkojnë të drejtën për ta blerë atë në fund të sezonit.
Barcelona pagoi një milion euro për t’i marrë shërbimet e tij nga Toulouse në verën e këtij viti. /Telegrafi/