Telegrafi

Milani ëndërron transferimin e Kovacicit

Nuk është i kënaqur me hapësirat që ka në Real Madrid dhe po mendon largimin.

Kroati Mateo Kovacic nuk është bërë rehat në ‘Santiago Bernabeu’ që prej transferimit nga Interi.

Kësisoj Milani vazhdon të insistoj për transferimin e tij dhe njëherit Kovacic është ëndrra e madhe e ‘Rossonerëve’.

Mediat spanjolle kanë raportuar se Milan kërkon ta transferojë Kovacicin gjatë afatit kalimtar të janarit.

22-vjeçari ka një kontratë afat gjate deri në vitin 2021 me Real Madridin, mirëpo ai pritet të huazohet në Milan me të drejtë blerje.

Besohet se Real Madrid do ta njoftoj Milanin me çmimin e lojtarit i cili është 30 milionë euro. /Telegrafi/