Drejtuesit e Milanit kanë pasur një takim mbrëmë (e premte) me Fiorentinën, por agjenti i Nikola Kalinicit nuk ka qenë aty për të diskutuar kushtet dhe është diskutuar vetëm me ndërmjetësin Fali Ramadani.
Sulmuesi kroat është në treg për shifrën e 30 milionë eurove, duke përfshirë bonuset, dhe kjo ka bërë që të hapet një ‘luftë’ e skuadrave nga San Siro.
Drejtuesit e Rossonerëve u takuan me Fali Ramadanin mbrëmë (e premte), i cili po vepron si ndërmjetës për Fiorentinën, por pas largimit nga restoranti u tha gazetarëve se ishte vetëm një takim eksplorues.
Sipas Sky Sport Italia, agjenti i Kalinic, Erceg, nuk ishte dje në takim, por sot në mëngjes ka fluturuar drejt Milanos për të çuar përpara procesin.
Gazeta Corriere della Sera pretendon se Milani nuk është i gatshëm të paguajë më shumë se 25 milionë euro për Kalinic, ndërsa çmimi i kërkuar është të paktën 30 milionë.
Rossonerët shpresojnë të përfshijnë Juraj Kucka ose Gianluca Lapadula në marrëveshjen për të ulur çmimin e kroatit.
Mediaset Premium sheh një hendek edhe më të madh, pasi sugjerojnë se propozimi i Milanit është diku midis 20-25 milionë euro.
Kaliniç aktualisht ka një rrogë prej dy milionë euro në vit me Fiorentinën, por do të donte që ai ta rriste atë të paktën në tre milionë euro. /Telegrafi/