Site icon Telegrafi

Milani e ka seriozisht për Loftus-Cheek, mediat italiane zbulojnë kërkesën e veçantë të Maldinit në drejtim të Chelseat

Ruben Loftus-Cheek është bërë dëshira kryesore e Milanit për afatin kalimtar dimërorë.

Mesfushori anglez këtë sezon po luan më shumë te Chelsea dhe në përballjen e parë ndaj Milanit bëri një ndeshje jashtëzakonisht të mirë.

Rossonerët duan transferimin e anglezit qysh në afatin kalimtar të janarit, pasi për trajnerin Pioli ai do të ishte një përforcim i madh në repartin e mesfushës.

Pas ndeshjes së parë në Ligën e Kampionëve ku Chelsea mposhti Milanin 3-0, ishte drejtori Paolo Maldini që kontaktoi drejtuesit londinezë për mesfushorin.

Calciomercato ka zbuluar prapaskenat nga takimi, ku Maldini dhe Federico Massara i bën pyetje drejtuesve të Chelseat: A mund të flasim për Loftus-Cheek në janar?. E duam transferimin e tij”.

26-vjeçari në atë përballje asistoi dhe bëri një nga ndeshjet më të mira me fanellën e Chelseat dhe tani është dëshira kryesore e Milanit.

Reprezentuesi anglez ka kontratë me londinezët deri në verën e vitit 2024 dhe ende nuk ka vazhduar kontratën.

Marrëdhëniet e dy klubeve janë të shkëlqyera dhe nuk përjashtohet mundësia që Loftus-Cheek të përfshihet në ofertë nga Chelsea pasi londinezët duan Rafael Leaon e Milanit. /Telegrafi/

Exit mobile version