Telegrafi

Milani e do edhe Valeron

Sipas medieve spanjolle Milani është duke e menduar edhe transferimin e Borja Valeros.

Mesfushori i Fiorentinës, pëlqehet shumë nga trajneri aktual i Milanit, Vincenzo Montella.

Sipas Marcas edhe spanjolli e do një ribashkim me trajnerin Montellan.

Atij i është ofruar një marrëveshje për dy vite kontratë, ndërsa Fiorentina mund të përfitojë 10 milionë euro nga transferimi i tij.

Valero erdhi nga Villarreal te Fiorentina pas tri vitesh. /Telegrafi/