Telegrafi

Milani dhe Interi pas Darmianit

Milani dhe Interi janë vënë pas mbrojtësit të Manchester United, Matteo Darmian.

Interi është i interesuar që të ofrojë në radhët e veta sa më shumë lojtarë italianë, ndërsa Milani mund të përballet me largimin e Mattia De Sciglios.

Mbrojtësi 27-vjeçar nuk është duke gjetur hapësirat e nevojshme, pasi ka luajtur vetëm në 12 ndeshje në Ligën Premier.

Darmian ka kaluar dy vite në Old Trafford pasi u largua nga Torino në verën e vitit 2015, dhe sipas Gazzetta dello Sport, drejtori sportiv i Milanit, Massimiliano Mirabelli, ka filluar bisedimet më të.

Lojtari ka dalë nga akademia e Milanti ku ishte bashkuar në moshën 12 vjeçare, ndërsa në vitin 2010 u bashkua me Palermon.

Paga e tij është paksa e lartë për klubet italiane, pasi ai përfiton 3 milionë euro në sezon. /Telegrafi/