Telegrafi

Milani dhe Interi në ‘luftë’ për mesfushorin premtues të Schalkes

Interi dhe Milani janë të interesuar për mesfushorin 17-vjeçar të Schalke 04, Assan Ouedraogo, i cili ka një klauzolë prej 12 milionë euro.

Sipas La Gazzetta dello Sport, shefi skautëve të Milanit, Geoffrey Moncada, ka ndjekur Ouedraogo për dy vitet e fundit, kështu që kuqezinjtë janë gati të bëjnë lëvizjen e tyre për mesfushorin premtues gjerman, i cili do të përfshihet në Kupën e Botës U17 që fillon nesër.

Interi ka kërkuar për më pak kohë mesfushorin e gjithanshëm qendror, por është po aq i impresionuar sa Milani, kështu që ata janë gjithashtu të gatshëm të bëjnë lëvizjen e tyre për Ouedraogo, i cili do të mbushë 18 vjeç në maj të vitit të ardhshëm.

Që nga ai moment, klubet do të jenë në gjendje të nënshkruajnë me 17-vjeçarin duke paguar një klauzolë prej 12 milionë euro dhe duke i ofruar lojtarit një kontratë profesionale.

Bayern Munich dhe RB Leipzig thuhet gjithashtu se po ndjekin Ouedraogo dhe e njëjta gjë është e vërtetë për klubet e Ligësn Premier.

Ouedraogo ka një gol dhe një asistim në 11 paraqitje në Bundesliga 2 deri më tani këtë sezon. /Telegrafi/