Milani thuhet se po e dëshiron transferimin e Ivan Rakiticit nga Barcelona qysh në afatin kalimtar të janarit.
Mesfushori kroat ka luajtur më shumë se 200 minuta në këtë sezon, andaj nuk është i kënaqur me trajtimin që po i bën Ernesto Valverde.
Calciomercato raporton se Rossonerët duan ta transferojnë 31-vjeçarin në afatin e dimrit, mirëpo po rivalizohen nga Manchester United.
Kontrata aktuale e kroatit përfundon në vitin 20201 dhe Blaugranasit nuk duan ta humbin atë me parametra zero.
Në këtë verë interesim për të kanë shfaqur Juventusi dhe Interi, por lojtari vendosi të qëndronte në Camp Nou dhe tani duket se është penduar për këtë vendim.
Milani do ta bind Rakiticin që të kalojë në San Siro duke i ofruar një pagë të majme. /Telegrafi/