Telegrafi

Milani i bashkohet garës për transferimin e Adama Traores

Adama Traore do të largohet nga Wolverhampton Wanderers gjatë afatit kalimtar të verës.

Sulmuesi spanjoll është duke kaluar javët e fundit si lojtar i Wolves pasi do të mbetet pa kontratë në fund të sezonit.

Skuadra angleze i ka ofruar rinovimin, por Traore dëshiron ta bëj një hap para në karrierën e tij dhe po shqyrton ofertat.

Lexo po ashtu Maldini takohet me Jorge Mendes, diskutohet për pesë lojtarë të njohur

Milani është skuadra e radhës që është futur në garë dhe po tenton t’i sigurojë shërbimet e tij për sezonin e ri.

Calciomercato ka raportuar se Paolo Maldini dhe Ricky Massara tanimë kanë kontaktuar agjentët e futbollistit për të pyetur rreth mundësisë së transferimit ë tij në San Siro.

27-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 39 ndeshje në të gjitha garat me Wolves, ku ka realizuar tre gola dhe ka asistuar në dy të tjerë.

Në garë për anësorin këmbëshpejtë përveç Rossonerëve janë edhe Napoli dhe Leeds United. /Telegrafi/