Site icon Telegrafi

Milan ia cakton çmimin e largimit Hakan Calhanoglut

Hakan Calhanoglu . (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)

Hakan Calhanoglu pritet të jetë ndër lojtarët e parë që do të largohet nga Milani në fund të këtij edicioni.

Mesfushori turk ka qenë titullar tek Rossonerët, por në asnjë moment nuk ka arritur të tregojë cilësitë e tij që kishte në Bundesliga.

E ardhmja e turkut pritet të jetë në Ligën Premier, ose një rikthim i mundshëm në Gjermani.

Hakan Calhanoglu. (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)

Leicester City dhe West Ham United janë dy skuadrat angleze që po e duan lojtarin, ndërsa RB Leipzig, Schalke 04 dhe Hoffenheim e duan rikthimin e tij në Gjermani.

Milani është gati ta lë të lirë të largohet turku dhe tanimë i ka caktuar edhe çmimin e largimit atij.

Rossonerët për ta lënë të lirë 25-vjeçarin janë duke kërkuar 20 milionë euro. /Telegrafi/

Exit mobile version