Site icon Telegrafi

Milaim Zeka i tregon Xhuli Nurës për gabimin që ka bërë në edicionin e parë të Big Brother

Milaim Zeka tashmë është konfirmuar si opinionisti i parë i Big Brother VIP Kosova 3.

Gazetari dhe ish-deputeti ka qenë i ftuar së fundmi në “Kosova Today”, ku ka folur më shumë rreth kësaj.

E përmes një lidhje direkte u kyç edhe ish-banorja e edicionit të parë të këtij spektakli, Xhuli Nura.

Foto: Screenshot/YouTube

Në momentin e prezantimit të modeles nga Drenica, Zeka u ngrit në këmbë, gjersa më vonë theksoi edhe një çështje rreth saj, që normalisht lidhet me BBVK.

Zeka u shpreh se lidhja e dashurisë e Xhulit, e krijuar brenda shtëpisë, ishte një gjë e gabuar.

Lexo po ashtu Nga Zoja Nushi e deri te Rovena Stefa: Disa nga emrat që po fliten si pjesë e Big Brother VIP Kosova 3

“Në aspektin njerëzor asnjëherë s’ka bërë gabim, por në aspektin sentimental, për shembull lidhja e saj e gabueshme brenda Bigut, shpeshherë i ka kushtuar Xhulit, jo të tjerëve, por Xhulit”, u shpreh ai.

Big Brother VIP Kosova 3 do të nisë shumë shpejt dhe deri më tani janë zbuluar disa emra që do marrin pjesë. /Telegrafi/

Exit mobile version