Site icon Telegrafi

Milaim Zeka argumenton se si Vetëvendosje ia vodhi idetë Ibrahim Rugovës

Gazetari Milaim Zeka përmes një postimi në Facebook,ka theksuar se Lëvizja Vetëvendosje ia ka vjedhur idetë Ibrahim Rugovës, sa i përket bashkimit me Shqipërinë.

Për ta dëshmuar këtë ai ka publikuar edhe një deklaratë të Rugovës të dhënë më 1991.

Postimi i plotë i Zekës në Facebook:

“Qysh VV ja ka vjedhe idet Ibrahim Rugoves?

Jam manjak i arkivave. Lexoni cfare ka then Ibrahim Rugova me 1991

Do të bashkohemi me Shqipni…

Nëse ndryshohen kufijtë e Jugosllavisë, atëhere shqiptarët në Jugosllavi me plebiscit do të vendosin t`i bashkohet Shqipnisë, duke krijua kështu shtetin integral të shqiptarëve në teritoret e saja etnike. 7 milionë shqiptarë, autoktonë me tradita e kulturë europiane janë faktor stabiliteti në Ballkan dhe Europë. –

Pika 3 . e deklaratës së Këshillit Koordinues te partive politike shqiptare – Kryetari – Ibrahim Rugova (HINA – 17.10.1991)” (sic), ka shkruar Zeka. /Telegrafi/

Exit mobile version