Site icon Telegrafi

Mijëra ushtarë, 77 aeroplanë, 90 helikopterë,…: Të dhënat e fundit që tregojnë humbjet dhe dëmet e shkaktuara ushtrisë ruse nga Ukraina

Përveç mbi 12 mijë ushtarëve të vrarë, Ukraina thotë se kanë bërë shkatërrimin e 77 aeroplanëve dhe 90 helikopterëve të ushtrisë së Rusisë.

Ndërkohë, po sipas të dhënave të shtetit tanimë të goditur nga agresioni rus, ata kanë shkatërruar edhe 389 tanke ruse, si dhe 150 njësi artilerike, përcjell Telegrafi.

Por të pa goditura nga ushtria ukrainase nuk kanë mbetur as sistemet raketore ruse, automjetet e blinduara dhe pjesë të tjera të artilerisë ruse.

Lexo po ashtu Agresioni rus: Nuk mbijeton gruaja shtatzënë e fotografuar duke u evakuuar nga spitali i bombarduar i Mariupolit në Ukrainë - vdes edhe foshnja e saj

Sipas autoriteteve ukrainase, bëhet fjalë për të dhëna të mbledhura që tregojnë për humbjet në ushtarë dhe dëmet në artileri të shkaktuara deri më 14 mars, që ata i kanë shkaktuar ushtrisë ruse.

Ndryshe, edhe në ditën e 19-të, ukrainasit po vazhdojnë të përballen me agresionin rus.

Dhe që nga dita e parë atje ka pasur zhvillime të shumta, që nga dëmet e mëdha materiale, po ashtu edhe humbje të jetëve të njerëzve.

Lexo po ashtu Udhëheqësi çeçen Kadyrov thotë se ka shkuar në Ukrainë

Por kjo nuk ka ulur moralin e tyre, përkundrazi. E përveç moralit ata kanë parë një mbështetje të jashtëzakonshme nga e gjithë bota.

E gjitha erdhi pas kërcënimeve disamujore se do të fillojë pushtimin e Ukrainës, presidenti rus Vladimir Putin më 24 shkurt urdhëroi operacionet ushtarake në këtë shtet evropian. /Telegrafi/

Exit mobile version