Site icon Telegrafi

Miftaraj për aksionet policore: Të shpresojmë që rasti i sotëm nuk është një nga aksionet propagandë, me porosi dhe qëllime politike

Ehat Miftaraj nga KDI

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj ka reaguar në lidhje me aksionet e sotshme policore të cilat janë zhvilluar në disa lokalitete edhe në Ministrinë e Bujqësisë, në Prishtinë.

Miftaraj përmes rrjetit social në Facebook ka thënë se sa herë që ndërrohen pushtetet në Kosovë ka aksione si ky i sotshmi.

Lexo po ashtu Pas Prishtinës dhe Istogut, aksion policor edhe në Komunën e Lipjanit

Ai tutje tha se në pah dalin prokurorët apo kryeprokurorët të cilët janë zhytur dhe duan vëmendje, ku siç tha ai viktimat janë disa zyrtarë të nivelit mesatar.

Lexo po ashtu Pas Prishtinës, Policia aksion edhe në Komunën e Istogut

“Më së shumti që dalin në pah janë ata prokurorë apo Kryeprokuror që janë të zhytur dhe duan vëmendje, dhe zakonisht viktima janë disa zyrtarë të nivelit mesatar”, ka shkruar ai.

Miftaraj shpreson që rasti i sotshëm të mos jetë një nga ato aksionet propagandistike dhe me qëllime politike.

Lexo po ashtu Policia e Kosovës aksion në Ministrinë e Bujqësisë

“Të shpresojmë se rasti i sotëm nuk është një nga këto aksionet propagandë, me porosi,  qëllime politike, vëmendje apo pazar hesapi. Kujtim Munishi është ekspert në këtë drejtim.  Super aksioni në Karaçevë përfundoj me sukses, viktimë e të cilit ishin katër lope, tre dele dhe dy keca.  Po ashtu demolim i disa barakave”, ka shkruar Miftaraj në Facebook. /Telegrafi/

Exit mobile version