Telegrafi

Mido: Reali e do Salahun, sulmuesi është gati për hapin e radhës

Ahmed Hossam Hussein Abdelhamid, i njohur më mirë në botën e futbollit si Mido, ka analizuar gjendjen e Mohamed Salah në Liverpool dhe ka pranuar se klubet elitare si Real Madridi janë vënë pas nënshkrimit të sulmuesit.

Ish-lojtari i Ajaxit, Tottenhamit e Celta Vigos beson se e ardhmja e sulmuesit do të jetë në Spanjë dhe më saktë në Real.

“Real Madrid e duan atë dhe ne kemi parë të gjithë shfaqjet e dobëta të Gareth Bale dhe Karim Benzema me formacionin 4-4-2”,  ka thënë fillimisht Mido në një intervistë me King Fut.

Lexo po ashtu Real Madridi ofron Iscon dhe 50 milionë euro për Salah

“Kisha frikë se Salah do të dështonte në Liverpool, por unë mendoj se ai është gati të hidhet në nivelin e radhës”.

“Real Madridi mund të përdorë aftësitë e tij”.

Që nga ardhja e Salah në Anfield, sulmuesi ka befasuar të gjithë duke shënuar 30 gola në Ligën Premier dhe 10 tjerë në gara evropiane.

Lexo po ashtu “Salah nuk do qëndrojë gjatë te Liverpooli, së shpejti do shkojë në Real Madrid”

Megjithatë, kjo nuk e ka befasuar edhe Midon, i cili kishte vetëm fjalë të lavdërueshme për 25-vjeçarin.

“E di se shumë njerëz nuk do të pajtohen me mua për këtë, por sipas mendimit tim, Mohamed Salah është futbollisti më i mirë në historinë e futbollit egjiptian”, përfundoi ish-ylli egjiptian. /Telegrafi/