Site icon Telegrafi

Micov: Rama, Millosheviqi i ri i Ballkanit!

Analisti dhe përkrahësi i partisë së Nikolla Gruevskit, Stefan Vllahov Micov, në një shkrim autorial ka kritikuar ashpër platformën politike të partive shqiptare në Maqedoni.

Ai shkrimin e tij e fillon me fjalë të ashpra, ku shkruan se platforma e partive shqiptare në Maqedoni është në funksion të vazhdimit të krizës te ne.

‘Kërkesat si ultimatume të tyre nuk janë gjë tjetër vetëm se terrorizëm i ashpër politik, të cilët komandantët politikë shqiptarë intensivisht e kanë praktikuar veçanërisht nga 2001-shi e këndej’, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Micovski i përmend 6 pika se pse kërkesat e platformës janë kërcënime të ulëta; e para Marrëveshja e Ohrit, ajo më herët është përmbushur mbi normën dhe e pajisur në Kushtetutë, marrëveshje e cila për maqedonasit, për fat të keq, është kapituluese. E dyta, kërkohet konfirmim kurorë për shqiptarët në Maqedoni si shtetformues të dytë. E treta, dygjuhësi të barabartë. Shqiptarët në Maqedoni mbistandardin i gëzojnë të drejtat gjuhësore. E katërta, debati për emrin, himin dhe stemën, kërkesa që godet me smirë simbolet e identitetit maqedonas, me qëllim që e njëjta të likuidohet. Çka mes tjerash, në vend të Goces, Karevit dhe Dames në himn ta vendosim Xhemën dhe Mefailin, kurse në mes tyre edhe Edi Ramën. E pesta, përfshirje e komandantëve politikë shqiptarë në bisedimet për emrin me Greqinë. Paturpësisht dhe kërkesë marrëzie. E gjashta, bashkëpunimi me Kosovën dhe Shqipërinë për menaxhimin integral të kufirit, edhe pse në mesin e tyre edhe Maqedonia, për fat të keq, dhe tani ekziston kufiri fiktiv përmes së cilës kur të duan mund të vijnë mysafirë të paftuar në Lagjen e Trimave dhe të bëjnë çfarë të duan në vend tjetër.

Micovski shton se, Manifesti maqedonas mendon se është koha e saktë dhe bën thirrje për krijimin e frontit maqedonas për mbrojtje të ekzistencës së saj.

Micovski në shkrimin e tij në fund nuk nguron që partitë shqiptare t’i quajë marionetë të Edi Ramës, ku këtë të fundit e quan Millosheviqi i ri ballkanik dhe evropian. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Arta Tahiri e largon nga emisioni Micevin (Video)
Exit mobile version