Michelle Obama është ‘Gruaja më e Admiruar’ e Amerikës, duke thyer rekordin e Hillary Clintonit, e cila ka kryesuar këtë listë prej 17 vjetësh.
Clinton u rangua e treta sivjet në listën vjetore të Gallup si “Gruaja më e admiruar e vitit” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas Oprah Winfreyt, ndërkohë që vendin e katërt e mori Melania Trump.
Michelle Obama, e cila këtë vit nxori në shitje librin e saj autobiografik “Becoming”, bëri një buje të madhe përgjatë gjithë vitit.
Pas një karriere të gjatë në sytë e publikut si zonja e parë, senatorja, sekretarja e shtetit dhe kandidatja presidenciale demokratike e vitit 2016, Hillary Clinton është kthyer në qendër të vëmendjes.
Ndërkohë “Becoming” i Michelle Obamës ishte libri më i shitur i vitit 2018.
Ish-zonja e parë gjithashtu ka qenë në një turne në mbarë vendin në teatro dhe në koncerte, përveç për të bërë shfaqje të shumta të medias edhe për të përmendur kujtimet e saj.
Ndërkohë Hillary Clinton ka qenë në vendin e parë të kësaj liste për 22 herë me radhë, më shumë se çdo burrë tjetër apo grua tjetër – sipas Gallup, duke përfshirë vitet 1993, 1994, 1997 deri 2000, dhe 2002 deri 2017.
Mbretëresha Elizabeta II e Anglisë është gjithashtu pjesë e Top 5.
Sa i përket meshkujve, ish-Presidenti Barack Obama është “Njeriu më i Admiruar” për 11 vjet radhazi.
Presidenti Donald Trump erdhi në vendin e dytë për të katërtin vit me radhë.
Xhorxh W. Bush, Papa Francis dhe biznesmeni Bill Gates ishin gjithashtu pjesë e top 10.
Në listën mashkullore, ish-Presidenti Barack Obama është ‘Njeriu më i Admiruar’ për 11 vjet radhazi.
Por si realizohet ky sondazh?
Gallup u kërkon amerikanëve në një pyetësor të hapur, që të emërojë njeriun dhe gruan e gjallë që admirojnë më së shumti.
Në sondazh, demokratët e cilësuan çiftin Obama si “Burri dhe gruaja më të admiruar të vitit”.
Ka gjithashtu dy burra të dukshëm që mungojnë në listë, të cilët në mënyrë tipike e përbënin top 10-shen: Sen. John McCain dhe Rev. Billy Graham, të cilët që të dy vdiqën vitin e kaluar. /Telegrafi/