Ish-Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Michelle Obama, ka qenë e pranishme në koncertin e Bruno Mars.
Të premten, kantautori amerikan ka mbajtur një koncert në Washington, ndërsa aty nuk ka munguar gruaja e Barack Obamas.
53-vjeçarja e ka shfrytëzuar rastin që në prapaskenë të pozojë me këngëtarin, të cilit njëherësh ia ka treguar një fanellë me mbishkrimin ‘Obama 24K’.
“Zonja Obama erdhi në koncert dhe na nderoi me praninë e saj”, ka shkruar Mars në profilin e tij në Instagram.
Nga fotografitë e publikuara nga këngëtari nuk shihet nëse Michelle kishte shkuar vet në koncert apo ishte shoqëruar nga burri dhe vajzat.
Për më shumë, Obama e kishte ftuar Bruno Marsin që të performonte në Shtëpinë e Bardhë për Ditën e Pavarësisë, ndërsa edhe atje e ka përqafuar.
Michelle njihet si Zonja e Parë, e cila ka qenë shumë e afërt me yjet e skenës muzikore amerikane. /Telegrafi/