Telegrafi

Mezani thotë se një tjetër barazim do t’i bënte mirë Gjilanit

Gjilani ka pësuar humbje 1-0 në udhëtim te Feronikeli ’74 në javën e tretë në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Pas ndeshjes, trajneri Gentjan Mezani ka thënë se do t’i bënte mirë nëse ekipi i tij do të fitonte një pikë ndaj skuadrës nga Drenasi.

“Patëm paraqitje të mirë në pjesën e parë. Do të ishte mirë një barazim tjetër”, ka thënë trajneri i Gjilanit pas ndeshjes për Art Sport.

Lexo po ashtu Feronikeli ’74 triumfon në minutat e fundit ndaj Gjilanit

“Nuk ia dolëm ta mbanim ritmin e kundërshtarit. Por ne jemi në përgatitje e sipër”.

“Nëse do të kishim bërë më shumë kujdes në defensivë, mund të merrnim një barazim. Por ky ekip më jep shpresë, sepse ka karakter”.

“Edhe pse humbëm, luajtëm më mirë se në ndeshjen e kaluar”, ka shtuar më tej Mezani. /Telegrafi/