Site icon Telegrafi

Meta: I bëjmë thirrje Rusisë të tërhiqet nga veprimet ushtarake në Ukrainë

Presidenti Ilir Meta është shprehur sot se Shqipëria dënon sulmin e pajustifikueshëm të Rusisë ndaj Ukrainës.

Nëpërmjet një njoftimi në Facebook, Meta ka thënë se sulmi i Rusisë ka shkelur ligjin ndërkombëtar duke kërcënuar jetën e civilëve të pafajshëm.

Lexo po ashtu Shqipëria bashkohet me NATO-n dhe BE-në kundër agresionit rus në Ukrainë

“I bëjmë thirrje Rusisë të tërhiqet nga veprimet ushtarake kundër integritetit territorial dhe sovranitetit të Ukrainës! Shqipëria qëndron me Ukrainën dhe popullin e saj në këtë orë të errët!”, ka shtuar Meta. /Telegrafi/

Exit mobile version