Mesut Ozil është nisur në drejtim të Fenerbahce për të kompletuar kalimin nga Arsenali.
Mesfushori turko-gjerman nuk ka luajtur për The Gunners që nga fillimi i vitit të kaluar dhe tani po e kompleton largimin.
Ozil përmes rrjeteve sociale ka njoftuar se është nisur për te Fenerbahce për të kompletuar transferimin.
🔜 🇹🇷💛💙✈️ pic.twitter.com/WfFg5m1stp
— Mesut Özil (@M10) January 17, 2021
Përmes një postimi, po ashtu ka reaguar edhe skuadra turke që ka thënë se marrëveshja është në proces.
“Klubi ynë po e sjell Mesut Ozilin në Stamboll që të vazhdohet procesi i transferimit”, thuhet në njoftim.
Ende nuk dihet nëse Arsenali dhe Ozili e kanë shkëputur kontratën, apo Feneri do të paguajë për transferimin. /Telegrafi/
Bilgilendirme | Kulübümüz, transfer süreçlerini ilerletmek için Mesut Özil’i İstanbul'a getiriyor. 💛💙
Club Statement: Our club is bringing Mesut Özil to Istanbul to continue the transfer processes. pic.twitter.com/Wt0gR8xRSk
— Fenerbahçe SK (@Fenerbahce) January 17, 2021