Telegrafi

Messi me vendimin për të qëndruar te Barcelona, ka refuzuar sfidën e Ronaldos që të bashkohen në Serie A si rival

Vendimi i Lionel Messi për të qëndruar në Barcelonë, do ta mbajë Cristiano Ronaldon në pritje të paktën edhe për një vit, që sfida e tij të pranohet dhe argjentinasi të kalojë në Itali.

Portugezi ishte i etur që ish rivali i tij në El Clasico të luante përsëri në të njëjtin vend me të, ndërsa Interi ishte një nga klubet që interesohej më së shumti.

“Do të doja që ai të vinte një ditë në Itali”, kishte thënë Ronaldo para disa muajsh.

“Shpresoj se ai e pranon këtë sfidë për të lënë zonën e tij të rehatisë sikurse unë, por nëse ai është i lumtur te Barcelona atëherë unë e respektoj atë”.

“Unë kam luajtur në Angli, Spanjë, Itali dhe Portugali, ai është ende në Spanjë”.

“Ai është një lojtar fantastik dhe një djalë i shkëlqyeshëm”.

“Unë u largova nga zona ime e rehatisë dhe e pranova këtë sfidë në Torino dhe kam treguar se jam akoma një lojtar i jashtëzakonshëm”, kishte deklaruar Ronaldo. /Telegrafi/