Site icon Telegrafi

Messi tregon përfundimisht nëse do t’i bashkohet Barcelonës në janar

Lionel Messi e ka bërë të qartë se rikthimi i Barcelonës nuk është në planet e tij.

Në vend të kësaj, argjentinasi do të kalojë shumë kohë në vendlindjen e tij.

“Tani do të stërvitem dhe do të luaj ndeshjet e fundit me Inter Miamin për të arritur në ndeshjet e nëntorit kundër Uruguait dhe Brazilit në formë të shkëlqyer”, ka thënë shtatë herë fituesi i Topit të Artë.

Lexo po ashtu Messi: Barcelona e Guardiolës është skuadra më e mirë në histori, kjo Argjentinë është afër

“Më pas do t’i shijoj pushimet në Argjentinë. Është hera e parë që do të kem shumë ditë pushimi në dhjetor. Do t’i kaloj me të afërmit e mi. Më pas në janar do të rikthehem në stërvitje (me Inter Miamin)”, përfundoi 36-vjeçari.

Pasi humbi në play-offin e MLS, Inter Miami pati një mundësi për të huazuar Messin te Barcelona. Megjithatë, duket se as klubi dhe as lojtari nuk janë pro këtij skenari.

Leo pritet të ketë një ndeshje lamtumirëse te Barcelona në vitet e ardhshme, mirëpo ende nuk dihet data e saktë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version