Telegrafi

Messi tregon nëse do të pasonte topin te Ronaldo nëse do të luanin së bashku në një skuadër

Lionel Messi ka lënë mënjanë rivalitetin e tij të madh me Cristiano Ronaldon duke sugjeruar se ai do të pasonte tek ai nëse ata luanin në të njëjtën skuadër.

Kapiteni 33-vjeçar i Barcelonës ka pasur një rivalitet të nxehtë me superyllin e Juventusit, Ronaldo, në fushë dekadën e fundit.

Por, kur u pyet Messi nëse do të pasonte te superylli 35-vjeçar portugez, ai pranoi se përfundimisht do ta bënte këtë.

Lexo po ashtu 'Bomba' e ditës, Cristiano Ronaldo i ofrohet Barcelonës

“Unë mendoj se në fund të fundit, po do të pasoja”, ka thënë Messi për gazetën Mundo Deportivo.

Ndryshe, e ardhmja e Ronaldos te Juventusi është hedhur në dyshim kohëve të fundit dhe ai është lidhur me një transferim të francezët Paris Saint-Germain.

Lexo po ashtu I mërzitur me eliminimin nga Liga e Kampionëve, Ronaldo urdhëron agjentin e tij të nis bisedimet me gjigantin evropian

Ish-ylli i Manchester Unitedit dhe Real Madridit fitoi Serien A me skuadrën italiane sezonin e fundit, por u eliminua nga Lyoni në Ligën e Kampionëve javën e kaluar.

Ronaldo, kontrata e të cilit me Juventusin skadon në vitin 2022, madje është lidhur me Barcelonën në një raport befasues të gazetarit Giulem Balague. /Telegrafi/

Do dëshironit ta shikonit Messin dhe CR7 në një ekip, na tregoni tek hapsira për komente më poshtë