Transferimi i Lionel Messit në MLS ka bërë që yjet më të mëdha të shkojnë në stadiume për ta parë nga afër shtatë herë fituesin e ‘Topit të Artë’.
Në ndeshjen e dytë që Leo Messi zhvilloi me Inter Miami, nga shumë yje të pranishëm ishte edhe njëri nga DJ më të famshëm në Amerikë, Dj Khaled.
E djali i tij Asahd ishte shoqërues i Messit para fillimit të ndeshjes me Atlantan, derisa 7-vjeçari filloi të qante në fushë.
Asaht filloi të qante kur skuadrat tanimë ishin në fushë, derisa mediat amerikane kanë raportuar se djaloshi qante shkaku i zhurmës së madhe në stadiumin DRV PNK.
Messi consoling DJ Khaled's son who was crying 🥺❤️ pic.twitter.com/UZyhyIAmKS
— ESPN FC (@ESPNFC) July 25, 2023
Messi e vuri re se vogëlushi nuk ishte i qetë dhe ai u përkujdes për ta qetësuar duke treguar anën e tij njerëzore.
Vetë DJ Khaled më vonë ndau një video të Messit duke marrë dorën e djalit të tij për ta nxjerrë atë në fushë para fillimit të lojës dhe shkroi: ‘Jam shumë krenar për djalin tim! Bekoni atë Leo Messi”, ka shkruar Dj Khaled.
Derisa Messi tregoi anën e tij njerëzore para fillimit të ndeshjes me djaloshin e vogël, me të filluar takimi Messi tregoi se është i pamëshirshëm për kundërshtarët në fushë.
Argjentinasi shënoi dy gola dhe dhuroi një asistim më fitoren e thellë të Inter Miami 4-0 ndaj Atlanta United. /Telegrafi/
Dj khaled with Messi 😂😂😂 pic.twitter.com/Pawo4mGPOb
— Messi Media (@LeoMessiMedia) July 26, 2023