Site icon Telegrafi

Messi tregohet modest pas dy golave nga gjuajtja e lirë: Jam i lumtur që shënova, por rëndësi ka fitorja

Lionel Messi (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

Lionel Messi është treguar modest pas ndeshjes ndaj Espanyolit ku i shënoi dy gola nga gjuajtja e lirë.  

Barcelona fitoi në udhëtim te rivali lokal Espanyoli me rezultat të thellë 4-0 në derbin e vlefshëm për javën e 15-të në La Liga.

Në këtë ndeshje lojtari kryesor i katalunasve ishte ylli argjentinas Messi, i cili shënoi dy gola nga gjuajtja e lirë dhe një tjetër asistoi.

Lexo po ashtu Barcelona shkatërron Espanyolin në derbin katalunas, Messi shkëlqen me dy gola nga gjuajtja e lirë

Megjithatë, edhe përkundër këtyre dy golave, Messi u tregua modest në intervistën e tij duke thënë se rëndësi ka fitorja e skuadrës.

Lionel Messi (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

“Në gjuajtjet e mia të lira, përpiqem të ndjek një ritual dhe gjithmonë përpiqem ta përsëris atë kur të shkon mirë”, ka thënë fillimisht Messi.

Messi në momentin e golit të dytë personal ndaj Espanyolit (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

“Unë isha i saktë në të dyja rastet”.

Lexo po ashtu Kur vjen puna te golat nga gjuajtja e lirë, Messi lë pas edhe skuadrat nga top pesë ligat evropiane

“Ndonjëherë nuk dalin goditjet e mira dhe nganjëherë bën gol”.

“Jam i lumtur që kam shënuar, por ajo që ka rëndësi për mua është që skuadra të fitojë”, përfundoi ylli argjentinas. /Telegrafi/

Exit mobile version