Lionel Messit i është premtuar lamtumira e Barcelonës që nuk e ka marrë deri më tani, dhe kjo vjen nga bashkëpronari i Inter Miamit kur ai të arrijë fundin e karrierës së tij si lojtar.
Jorge Mas, i cili drejton klubin MLS së bashku me David Beckham dhe Jose Mas, tha se ai i ka dhënë legjendës argjentinase premtemin se do të bëjë çdo gjë të mundshme për ta bërë atë të funksionojë.
“Largimi i Messit nga Barcelona nuk i pëlqente. Ai nuk mundi t’i thoshte lamtumirë klubit të tij, i cili e mirëpriti si fëmijë, dhe mendoj se rrethanat nuk ishin ato që dëshironte Lionel”, ka thënë ai për Marca.
“I dhashë Messit zotimin tim se do të bëj gjithçka që është e mundur në vitet e ardhshme, në mënyrë që ai të ketë mundësinë t’u thotë lamtumirë tifozëve të tij në Barcelonë”.
“Inter Miami do të shkojë (në Barcelonë) ose do të kemi një lloj ndeshjeje”, ka shtuar më tej ai.
Presidenti i klubit të Barcelonës, Joan Laporta, deklaroi më parë se do të ishte e përshtatshme që nderimi i Messit të përkonte me hapjen e stadiumit të ri të rinovuar Spotify Camp Nou në sezonin 2025-2026.
Argjentinasi kaloi 20 vjet duke luajtur në Kataluni pasi iu bashkua klubit në moshën 13-vjeçare. /Telegrafi/