Telegrafi

Messi: Skuadrat gjysmëfinaliste e merituan të gjitha kualifikimin

Lionel Messi (Foto: Matthias Hangst/Getty Images/Guliver)

Lionel Messi ka folur pas mësimit të katër skuadrave gjysmëfinaliste të Ligës së Kampionëve.

Barcelona ka arritur të kalojë tutje pasi ka eliminuar Manchester Unitedit, ndërsa një vend në gjysmëfinale e kanë siguruar edhe Liverpooli, Tottenhami dhe Ajaxi.

Befasia më e madhe ishte eliminimi i Juventusit nga Ajaxi, por edhe ai i Manchester Cityt nga Spurs.

Lexo po ashtu Messi vs Pele: tri gola drejt shifrës 600 dhe shumë afër rekordit të brazilianit që e mban me Santosin

Rreth kësaj ka folur ylli argjentinas i Barcelonës, Messi, i cili ka thënë se të gjitha skuadrat e kualifikuara tutje e meritojnë gjysmëfinalen, ndërsa secila nga do është skuadër e komplikuar.

“Kjo tregon gjithçka që të duhet ta dish për këtë garë”.

Lexo po ashtu Ëndrra, idhulli dhe shumëçka: Zbulohet intervista e Messit kur ishte 13-vjeçar

“Çdo skuadër është e vështirë dhe e komplikuar, me cilëndo që përballesh”.

“Ekipet që kanë arritur deri këtu janë ato më të mirat dhe ato që e meritojnë. Gjithçka do të jetë e komplikuar”, ka thënë Messi. /Telegrafi/