Telegrafi

Messi shënon gol spektakolar, por falë një autogoli qesharak nga Luis Suarez nuk arrihet fitorja

Përderisa kampionatet më të forta evropiane kanë përfunduar, në MLS vazhdon të luhet futbolli rregullisht.

Natën e mbrëmshme është zhvilluar xhiro e 18-të, ku Inter Miami është takuar para adhuruesve të vet me St. Louis City dhe ka barazuar 3-3.

Ka qenë një ndeshje spektakolare ku nuk kanë munguar golat fantastik, megjithatë skuadra e Lionel Messit nuk ka arritur më shumë se një barazim.

Ylli argjentinas realizoi një gol të jashtëzakonshëm në minutën e 25-të, duke barazuar rezultatin në 1-1.

Luis Suarez barazoi shifrat në 2-2 në minutën e fundit të shtesës së pjesës së parë, derisa Jordi Alba që kishte bërë dy asistime barazoi shifrat në 3-3 pesë minuta para fundit të ndeshjes.

Inter Miami do ta fitonte këtë takim nëse Luis Suarez nuk do ta shënonte një autogol qesharak.

Sulmuesi uruguaian shënoi në portën e tij sikur të ishte duke shënuar në portën e kundërshtarëve, megjithatë përkundër barazimit Inter Miami mbetet në pozitën e parë.

Messi dhe Suarez janë top shënuesit e skuadrës së tyre me nga 12 gola, derisa argjentinas ka edhe 14 asistime. /Telegrafi/