Telegrafi

Messi shënon edhe një gol tjetër të bukur nga gjuajtja e lirë ndaj Celta Vigos, komplet het-trikun

Lionel Messi ka shënuar golin e dytë nga gjuajtja e lirë dhe të tretin personal në takimin ndaj Celta Vigos.

Ylli argjentinas është duke shkëlqyer në ndeshjen ndaj Celta Vigos e vlefshme për javën e 13-të në La Liga.

Pasi shënoi dy gola në pjesën e parë, ku i pari erdhi nga penalltia dhe i dyti nga gjuajtja e lirë, tani Messi ka kompletuar het-trikun.

Lexo po ashtu Messi shënon supergol nga goditja e dënimit ndaj Celta Vigos

Messi ka arritur të shënoj edhe një gol tjetër të bukur nga gjuajtja e lirë duke quar epërsinë në 3-1.

Kapiteni i katalunasve shënoi në minutën e 48-të të ndeshjes nga rreth 20 metra.

Goli i parë u shënua në minutën e 23-të, ndërsa i dyti në të 45-tën. /Telegrafi/